Ardian Gjini këshillon Enver Hasanin: Kërko nga organet e rendit ta gjejnë atë vajzë

Lajme

Ardian Gjini këshillon Enver Hasanin: Kërko nga organet e rendit ta gjejnë atë vajzë

Më: 25 nëntor 2014 Në ora: 11:49

Ardian Gjini ka reaguar pas akuzave të kryetari të Gjykatës Kushtetuese Enver Hasanit, se AAK-ja ka gisht në videot e publikuara në internet për ngacmime seksuale ndaj studenteve. Ai e këshillon Hasanin që ta gjej atë vajzë dhe ta zbardhë rastin.

Lexojeni të plotë reagimin e tij:

"Enver,

Fillimisht, po të tregoj se këtë video e kam parë në youtube, ndoshta, ndoshta pas teje. Dhe, jam shokuar.

Është shokuese nëse pretendimet e asaj vajze janë të vërteta. Por, është shokuese edhe nëse nuk janë të vërteta sepse kjo do të dëshmonte se deri ku mund të shkojnë logjikat e mbrapshta.

Dhe, këshilla ime për ty është që të kërkosh nga organet e rendit të merren me vërtetësinë e pohimeve, ta gjejnë atë vajzë, ta gjejnë prej ku është postuar videoja dhe ta zbardhin këtë rast për të cilin sinqerisht shpresoj të mos jetë i vërtetë.

Sa për Dastidin e Batonin, kemi qenë me qindra herë në të njëjtën tavolinë, sepse jemi miq. Edhe ata, edhe ti e dinë që unë nuk jam shantazhues.

Për këtë temë, po lexoj në media se kanë folur. Lexoji edhe ti me kujdes."/BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat