AAK e Pejës i përgjigjet Muhaxherit: Po jeton në ëndrra

Lajme

AAK e Pejës i përgjigjet Muhaxherit: Po jeton në ëndrra

Më: 25 nëntor 2014 Në ora: 11:05

Përmes një kumtese kundër deklaratë së kryetarit të Pejës Gazmend Muhaxheri ka reaguar AAK e Pejës. AAK deklaratën e tij e ka quajtur vetëm ëndërr dhe dëshirë.
“Dëshira që të shndërrohet në një "bajraktar afatgjatë" dhe gatishmëria që të ,,sundojë" plotë 12 vjet tregon se ky njeri (Gazmend Muhaxheri ) nuk ka qëllim për të punuar për qytetarët e Pejës por vetëm për karrigen tij.

Garancia qe jep për fitore në disa mandate është dëshirë e rrezikshme sepse shpreh vullnetin e kryetarit që është në gjendje të bëjë gjithçka për të mbetur në pushtet” thotë kumtesa e cila përfundon:

“Pa u bërë një vit qytetarët kanë parë tashmë paaftësitë e këtij pushteti dhe shkeljet ligjore që po bëni pothuajse përditë. Besimin e qytetarëve nuk e keni as per ta mbyll këtë mandat të vetëm qe keni marrë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat