Policia serbe “shpërndan” shuplaka në drejtim të shqiptarëve

Lajme

Policia serbe “shpërndan” shuplaka në drejtim të shqiptarëve

Më: 25 nëntor 2014 Në ora: 10:21

Dhjetëra të rijnë nga Kaçaniku e Ferizaj edhe mbrëmë ia kanë mësyer rrugëve të Evropës.
Autobusë të organizuar nga qyteti i Ferizajt janë nisur për në Merdarë, Serbi e më pas në Hungari.
Por, në kufirin me Serbi, policia e kësaj të fundit nuk ka pas sjellje korrekte me disa kosovarë.
E.R., 25 vjeçar nga Ferizaj, ka thënë për “Zërin” se gjatë kalimit të kufirit disa policë serbë e kanë rrahur atë dhe shokun e tij duke mos kursyer edhe shuplaka.
“Deri sa filluam të kalojmë kufirin në Serbi, një policë serb më pyeti se nga jam, edhe unë i tregova që vij nga Kosova kur pa pritë filloj të më godas ftyres me shuplaka”, ka rrëfyer ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat