Sot mësohen veprimet e OVL të UÇK ndaj UP

Lajme

Sot mësohen veprimet e OVL të UÇK ndaj UP

Më: 25 nëntor 2014 Në ora: 09:45

Organizata e Veteranëve të Luftës të UÇK-së, së bashku me Shoqatën e Invalidëve të UÇK-së dhe me Shoqatën e Familjeve të Dëshmorëve, ndihen të fyer dhe të injoruar nga ana e Rektoratit të Universiteti të Prishtinës “Hasan Prishtina”.
E gjithë kjo sipas tyre ka rrjedhur nga mos respektimi i Memorandumit për Bashkëpunim mes OVL-së dhe Rektorit të Universitetit të Prishtinës i nënshkruar më 2009, i cili ka të bëjë me pranimin e studentëve të familjeve të dëshmorëve, invalidëve dhe veteranëve të luftës ka shtyrë që këta të fundit të japin ultimatum.

“Edhe pse kaluan shumë javë që jemi duke pritur, reflektimin e Rektorit të Universitetit “Hasan Prishtina”; ai nuk e zbatoi Memorandumin që ne e kemi me Universitetin; ai nuk realizoi premtimin e tij të dhënë me 23 tetor 2014 në takim të përbashkët mes Shoqatave, Ministrisë dhe Rektorit; nuk zbatoi rekomandimin e as vendimin e Ministrisë së Arsimit; nuk përfilli afatin tonë si nënshkrues të Memorandumit për reflektim; e as sygjerimet që dolën nga mbledhja e Këshillit Drejtues të UP-së të datës 18 nëntor 2014”, thuhet në një njoftim për medie të tyre.

Ata sot, do të mbajnë një konferencë për media, ku do të qartësojnë veprimet e tyre të mëtutjeshme në lidhje me realizimin e kësaj të drejte, e cila sipas tyre është legjitime.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat