Kush mund ta mposhtë forcën e gravitetit?

Lajme

Kush mund ta mposhtë forcën e gravitetit?

Më: 25 nëntor 2014 Në ora: 09:25

Në ambientet e Qendrës Studentore në Prishtinë, prej orës 13:00 organizohet një sfidë jo e zakonshme deri më tani në Kosovë, do të testohet forca e gravitetit.
Ftohen të konkurrojnë të gjithë të interesuarit sipas kritereve të mëposhtme.

Në kushte normale, një vezë në rënie të lirë nga 15 m lartësi, nuk ka asnjë shans të shpëtojë kur prek tokën.

Kushdo që mendon se mund të mposhtë ligjin e gravitetit dhe të bëjë që veza të zbresë në tokë e pathyer, është i ftuar të testojë imagjinatën e tij në Red Bull Gravity Challenge Kosovo.

Rregullat e konkurrimit:

1. Konkurrimi bëhet në grupe të përbërë nga 3 studentë

2. Secili grup duhet të ndërtojë pajisjen përkatëse

3. Pajisja nuk duhet të përmbajë: lëndë plasëse, lëndë djegëse dhe material qelqi

4. Pajisja e ndërtuar nuk duhet të jetë më e madhe se 1m3 dhe më e rëndë se 5kg

Kriteret e vlerësimit:

1. Veza duhet të mos dëmtohet kur pajisja bie në tokë

2. Veza duhet të dalë nga pajisja, pra të prekë landing zone

3. Veza nuk duhet të dalë jashtë landing zone

4. Kreativiteti në ndërtimin e pajisjes dhe performanca e grupit

Sistemi i pikëve:

1. Veza e thyer = 0

2. Veza shpëton = 3

3. Veza shpëton dhe prek tokën = 5

4. Veza shpëton dhe prek tokën brenda kufijve të landing zone = 6

5. Kreativiteti = 6

6. Pikët maksimale = 12

Të gjithë studentët e interesuar mund të shkruajnë në faqen e eventit në lidhje me regjistrimet!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat