Bashkëluftëtarët e Koshares i bëjnë homazhe Sebehates dhe Isufit

Lajme

Bashkëluftëtarët e Koshares i bëjnë homazhe Sebehates dhe Isufit

Më: 24 nëntor 2014 Në ora: 21:15

Dy luftëtarët e paharruar të Koshares Sabahate Tolaj dhe Isuf Haklaj janë rikujtuar të hënën nga kolegët e luftës, të brigadës 138 ‘Agim Ramadani’ dhe nga kolegët e tyre nga policia e Kosovës, pjesë e të cilës ishin në momentin e ekzekutimit.
Në nderim të tyre, 11 vjet pas rënies, bën homazhe udhëheqësit e brigadës 138, kolonel Rrustem Berisha, pastaj, Anton Quni, Fadil Hadërxhonaj, oficeri i FARK-ut, Ismet Ibishi, zv ministër i Punëve të Brendshme të Kosovës.
Edhe familjarët e të vrarëve janë shprehur për media të zhgënjyer për mos zbardhjen e vrasjes së Isufit dhe Sabahates dhe të gjithë atyre që u vranë për qëllime politike dhe nga krimi i organizuar.
Ndërsa, komandanti i brigadës 138 “Agim Ramadani”, Rrustem Berisha tha se këta luftëtarë mbetën pa përkujdesje institucionale dhe se një trajtim të këtillë nuk e meritojnë. “Luftëtarët e lirisë nuk e kanë trajtimin që meritojnë, janë të anashkaluar nga institucionet e vendit, gjë që nuk e meritojmë këtë”, tha për media Rrustem Berisha, duke shpresuar që për të dhe bashkëluftëtarët e tij, do të vijnë ditë më të mira.
Zv.ministri Ismet Ibishi ish epror në FARK, struktura nga të cilat u krijua brigada 138 “Agim Ramadani”, tha se të gjithë kolegët që nuk janë në jetë, por edhe familjet e tyre, do mbesin të respektuar dhe të nderuar, edhe pse si shoqëri, nuk kemi arritur t’i trajtojmë në nivelin e duhur. “Nderimi dhe kujtimi për punonjësit policor, sikurse për luftëtarët e lirisë, do të jetë i vazhdueshëm”, tha Ibishi, i cili kërkon trajtim institucional të këtij shoqëror.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat