Muhaxheri ia kthen AAK-së: Do të me duroni deri në vitin 2025

Lajme

Muhaxheri ia kthen AAK-së: Do të me duroni deri në vitin 2025

Më: 24 nëntor 2014 Në ora: 20:02

Pas deklaratave të nënkryetarit të AAK-së në Pejë, Naim Sahiti, kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri ka thënë për Indeksonline se nuk ka kohë më të merret me ta dhe se deri në 2025 ai do të jetë kryetar i Pejës.

“Është mirë që kanë filluar me luajtë rolin e opozitës, opozita. Kanë kohë të mësojnë deri në vitin 2025 ku do të jem une kryetar . Ata çfarë kanë bërë për dy mandate e dinë mirë. Nuk kam kohë më të merrem me ta”, ka thënë shkurt Muhaxheri për Indeksonline.

Dega e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në Pejë e ka kërkuar dorëheqjen e kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxheri, me akuzat se ky i fundit po e keqpërdor pozitën e tij për procedurat e tenderimit.

Nënkryetari i AAK-së në Pejë, Naim Sahiti, në një konferencë për medie, ka thënë se kryetari Muhaxheri e ka njollosur pozitën e të parit të Pejës, për çka ka thënë se duhet të jep dorëheqje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat