Identifikohet spiuni i demonstratave të studentëve të Prishtinës

Lajme

Identifikohet spiuni i demonstratave të studentëve të Prishtinës

Më: 24 nëntor 2014 Në ora: 15:18

Komisioni i Verifikimit të Fakteve shpalli për bashkëpunëtor të shërbimeve sekrete edhe tre persona të tjerë.
Komisioni, që ndryshe njihet edhe si “komisioni i lustrimit”, bën me dije se ka shpallur për bashkëpunëtor ish-drejtorin e shkollës së mesme qendrore në Zajaz, me pseudonimin “Ljuben”, njofton Zhurnal.

Si student, ai dyshohet se ka spiunuar kolegët e tij studentë në Prishtinë, pjesëmarrës të demonstratave kundër regjimit serb. Vendimi mbështetet në rreth 30 dokumente që dëshmojnë bashkëpunimin me shërbimet sekrete.

I lustruari i dytë, është ish-konsulli gjeneral i Maqedonisë në Toronto të Kanadasë, i cili dyshohet se ka spiunuar diasporën maqedonase dhe organizatat e komunitetit maqedonas në Kanada dhe SHBA.

Personi i tretë që është lustruar është ish-sekretari i Kombinatit Industrial të Pylltarisë “Strumicë”, i cili ka spiunuar pjesëtarët e diasporës maqedonase në Brazil.

Që të tre personat e lustruar janë ende të gjallë. Emrat e tyre do të publikohen në afat prej 3 ditësh nga dita e sotme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat