Besnik Tahirit nuk i janë shuar shpresat për ndryshime në Qeverisje

Lajme

Besnik Tahirit nuk i janë shuar shpresat për ndryshime në Qeverisje

Më: 24 nëntor 2014 Në ora: 14:55

Besnik Tahiri nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka ende shpresa për ndryshime në qeverisje.
Ai në një postim në Facebook, ka shprehur keqardhjen e tij për lidhjen e koalicionit PDK-LDK, i cili sipas tij i hap rrugë një epoke të re në politikën kosovare, sepse sipas tij, shpresa se partia e dytë mund të jetë opsion i ndryshimit ka vdekur në ditën kur është nënshkruar marrëveshja me PDK’në.

Në anën tjetër, ai ka bërë thirrje për drejtimin e vëmendjes ndaj koorgjimit të gabimeve të kësaj qeverie dhe sic ka thënë ai të përgatitemi për të marrë besimin e popullit për mandatin e ndryshimeve, ku edhe e mban shpresën Besnik Tahiri.

Ky është postimi i tij i plotë bërë në Facebook:

Pas çdo të keqe vjen një e mirë. E mira mund të mos shihet menjëherë për shkak se pranë saj e keqja theksohet me tepër.....

Edhe pse e kemi një situatë të dhimbshme, koalicioni i fundit në mes të PDK-LDK me stabilitet numerik por jo edhe popullor i hap rrugë fillimit të një epoke të re në politikën kosovare sepse me këtë marrëveshje shpresa se partia e dytë mund të jetë opsion i ndryshimit, vdiq mu në natën e nënshkrimit të marrëveshjes dhe nënshtrimit përfundimtarë të një subjekti politik.

LDK, në qoftë se brenda bllokut kërkonte pozitën e KM si fuqia më e madhe brenda bllokut, si mundet tani në koalicion me Ë-në ta kërkojë pozitën e kryeministrit kur LDK nuk është fuqia me e madhe ne ketë koalicion?!.

Andaj, ne të tjerët duhet ta kemi vëmendjen e drejtuar ndaj korrigjimit të gabimeve të kësaj qeverie me qartësi dhe pa pardon që të përgatitemi për të marrë besimin e popullit për mandatin për ndryshime!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat