Thaçi: PDK e LDK kanë ideologji të njëjtë

Lajme

Thaçi: PDK e LDK kanë ideologji të njëjtë

Nga: M.Lakna Më: 24 nëntor 2014 Në ora: 12:43

(E plotësuar) Ka përfunduar mbledhja e kryesisë së PDK-së. Kryetari i PDK-së Hashim Thaçi nuk ka shpalosur asgjë konkrete lidhur me bisedimet që po i bëjnë me LDK-në. Ai vetëm ka deklaruar se janë duke i harmonizuar qëndrimet me LDK-në duke e konsideruar të rëndësishëm fatkin se të dyja partitë kanë ideologji të djathtë gjë që sipas tij e lehtëson punën në harmonizimin e programeve përkatëse.
“Mbajtëm mbledhjen e rregullt të kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, diskutuam për hapat e mëtutjeshëm për përshpejtimin e procesit, të implementimit të procesit zgjedhor të ndërtimit të institucioneve të reja të Republikës së Kosovës, institucione të dala nga zgjedhjet e 8 qershorit duke respektuar gjithmonë edhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Ne mbrëmë kemi pasur një takim të shkëlqyer në mes Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës. Kanë vazhduar takimet për çështje të implementimit të marrëveshjes, gjithashtu edhe të grupeve punuese, sa i përket harmonizimit të programit, të ardhshëm katër vjeçar ndërmjet LDK-së dhe PDK-së, si dhe të komuniteteve që mund të bashkëngjiten.

Them se gjithçka është duke shkuar sipas planit, me agjendën e paraparë, tash është duke u punuar në harmonizimin e programeve, por është një lehtësim që të dy partitë edhe PDK-ja edhe LDK-ja, janë parti të një orientimi që prezantojnë, vlerat dhe interesat e qendrës së djathtë të Republikës së Kosovës”, tha Thaçi ./BS

Mblidhet PDK'ja

Partia Demokratike e Kosovës është mbledhur në selinë e saj për të diskutuar rreth krijimit të institucioneve të reja.
Në këtë mbledhje i pranishëm është edhe kryeministri në largim Hashim Thaçi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat