Ilir Meta: “Për flamurin e Skënderit, luftojnë djemtë e Idriz Seferit” (Foto)

Lajme

Ilir Meta: “Për flamurin e Skënderit, luftojnë djemtë e Idriz Seferit” (Foto)

Më: 24 nëntor 2014 Në ora: 11:45

(E plotësuar) - Ndonëse u shpall Qytetar Nderi ën komunën e Gjilanit, kryekuvendari I Shqipërisë Ilir Meta u drejtua në një konferencë për media me fjalinë : “Për flamurin e Skënderit, luftojnë djemtë e Idriz Seferit”.

Kryeparlamentari shqiptar, e mori këtë titull në prag të Ditës së Flamurit – shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, tha se për shqiptarët po vijnë ditë të mira, duke iu referuar edhe veprimtarit të dalluar shqiptar në luftën kundër Perandorisë otomane dhe më pas kundër pushtimit sllav.

Ai iu bashkëngjit urimeve për festat e nëntorit duke thënë se shqiptarët kanë dhënë shumë që kjo ditë sot të jetë e madhe për të gjithë dhe e vlefshme në fushën e historisë.

“Për shqiptarët po vijnë ditë më të mira, sepse edhe këtu në Kosovë edhe në Kosovën Lindore po tregojnë se kanë vizion evropian. Ne tani kemi krijuar një frymë të mirë bashkëpunimi edhe me Kosovën dhe komunat e saja. Gjilani është një shembull i tolerancës, integrimit dhe kulturës politike. Gjilani i udhëhequr nga Lutfi Haziri ka treguar kulturë emancipuese dhe është treguar edhe shumë solidar edhe rreth mbrojtjes së shqiptareve të Kosovës Lindore”, tha ka thënë Meta.

I pyetur për të komentuar zhvillimet e fundit politike në Kosovë dhe se si i sheh marrëveshjen për koalicion qeverisës PDK-LDK, kryetari i Parlamentit Shqiptar tha se pret një zhvillim pozitiv dhe pret një krijim të shpejt të institucioneve.

“Besoj që koalicioni PDK-LDK do t`ia arrijë qëllimit dhe do të ecet tutje, sepse Kosovën e presin shumë obligime dhe angazhime në fushën e integrimit”, tha Meta, i cili gjatë visitës njëdotore në Gjilan do të takohet edhe me përfaqësuesit e Lëvizjes “Vatra” e cila tubon veprimtarë nga Lugina e Preshevës si dhe do të vizitojë gjimnazin “Zenel Hajdini”.

Vizita njëditore e Metës në Kosovë do të përfundojë me një akademi me rastin e 102 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë e cila do të mbahet në Teatrin e Qytetit.

*****

Kryetari i Parlamentit të Shqipërisë, Ilir Meta po qëndron në qytetin e Gjilanit, ku pas pak minutash do të nderohet me titullin “Qytetar Nderi” nga Kuvendi Komunal i këtij qyteti.

Kryeparlamentari shqiptar tashmë është futur në ndërtesën e Komunës, ndërsa titulli pritet t’i jepet nga kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri.

Pas marrjes së këtij titulli, Meta dhe Haziri do të mbajnë një konferencë të përbashkët për media, më pas kryeparlamentari i Shqipërisë do të takohet me përfaqësuesit e Lëvizjes “Vatra” e cila tubon veprimtarë nga Lugina e Preshevës si dhe do të vizitojë gjimnazin “Zenel Hajdini” në Gjilan.

Vizita njëditore e Metës në Kosovë do të përfundojë me një akademi me rastin e 102 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë e cila do të mbahet në Teatrin e Qytetit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat