AKP do t’i liroj asetet e NSH-ve nga uzurpatorët

Lajme

AKP do t’i liroj asetet e NSH-ve nga uzurpatorët

Më: 24 nëntor 2014 Në ora: 11:17

Vendimi për lirimin e aseteve nga shfrytëzuesit e paligjshëm është marrë nga menaxhmenti i Agjencisë.

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) njofton opinionin publik se ka marrë vendim që t’i liroj asetet e Ndërmarrjeve Shoqërore nga poseduesit dhe shfrytëzuesit e paligjshëm dhe për këtë qëllim ka marrë mbështetjen e plotë nga ana e Policisë së Kosovës, e cila me kërkesë të AKP-së do të asistoj sipas nenit 26 të ligjit të AKP-së.

Vendimi për lirimin e aseteve nga shfrytëzuesit e paligjshëm është marrë nga menaxhmenti i Agjencisë, në përputhje me Ligjin e AKP-së nr. 04/L-034, i cili ligj i jep autorizim Agjencisë që të administroj me të gjitha asetet në pronësi shoqërore në territorin e Republikës së Kosovës.

Me hyrjen në fuqi të këtij vendimi, të gjitha asetet e ndërmarrjeve shoqërore të cilat janë nën juridiksionin e AKP-së do të lirohen nga posedimet/përdorimet e jashtëligjshme apo uzurpimet. Poashtu, të gjitha asetet të cilat parashihet të shiten përmes privatizimit apo likuidimit do të lirohen menjëherë nga uzurpatorët.

AKP i njofton të gjithë investitorët se të gjitha asetet që do të tenderohen në të ardhmen për privatizim apo shitje përmes likuidimit do të jenë të lira nga çdo shfrytëzues i paligjshëm, ndërsa nënshkrimi i kontratave me blerësit dhe dorëzimi i kontratave te blerësit do të bëhet vetëm pasi asetet të jenë të liruara paraprakisht nga shfrytëzuesit e jashtëligjshëm.

Agjencia i fton shfrytëzuesit e paligjshëm që për çdo paqartësi, apo për informata shtesë në lidhje me këtë vendim të paraqiten në zyret rajonale të Agjencisë, ndërkaq lirimi i aseteve është obligues për ta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat