Rjeti Rinor i BSPK-së: Mos e lëshoni vendin

Lajme

Rjeti Rinor i BSPK-së: Mos e lëshoni vendin

Më: 24 nëntor 2014 Në ora: 11:06

Të gjithë jemi deshmitar me gjendjen e rëndë të të rinjve, duke u ballafaquar me shumë probleme, me një papunësi shumë të madhe, me mungesë të kushteve normale të jetesës, me mungesë të përspektives së tyre etj.

Nga kjo gjendje që jemi sot të rinjët në vend që ti kontribuojnë vendit, po ikin nga Kosova, duke rrezikuar veten e tyre, sepse atë e shohin si te vetmen zgjidhje, dhe për këtë Rjeti Rinor i BSPK-së shfaq shqetësimin e thellë.

Është shumë e dhimshme dhe e papranueshme ti shohësh të rinjët duke "ikur" nga vendi i tyre, si pasojë e gjendjes së rëndë ekonomike në vend dhe ende nuk po shohim hapa konkret në përmirësimin e kësaj gjendje, ku shumë të rinjë pasi përfundojnë studimet e tyre, nuk po arrijnë të punësohen dhe po bredhin rrugëve. Kjo është tragjike për vendin dhe shoqërinë tonë, pasi baza e shoqërisë po e lëshon vendin, e nga kush të presim ne progres?

Rrjeti Rinor i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, iu bënë thirrje Institucioneve tona që në fund të ndermarrin hapa konkret në tejkalimin e kësaj gjendje si dhe gjithë të rinjve që mos të lëshojnë vendin, por së bashku të angazhohemi në tejkalimin e kësaj gjendje./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat