Marrin paratë e të vdekurve

Lajme

Marrin paratë e të vdekurve

Më: 24 nëntor 2014 Në ora: 08:36

Kolla nga Vushtrria kishte marrë pesë pensione të bashkëshortes së tij edhe pse ajo kishte vdekur. Por ky avaz i marrjes se pensionit të keqpërdorur nuk i kishte shkuar shumë gjatë. Administrata Pensionale e Kosovës e kishte hetuar një gjë të tillë dhe Kollën e kishte paditur në Gjykatë. Gjykata Themelore në Vushtrri ka vendosur që i padituri t’i kthejë Administratës Pensionale shumën në vlerë prej 200 euro.
I padituri ka pranuar se ka tërhequr pensionet në emër të së ndjerës por ka deklaruar në Gjykatë se këto të holla nuk mund t’i kthejë pasi vetë merr pension 80 euro dhe askush në familje nuk punon. Gjykata nuk ka marrë parasysh këtë ankesë të Kollës dhe ka vendosur që ai ta kthejë shumën Administratës së Pensioneve, konkretisht Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale.

Raste si kjo të keqpërdorimeve të pensioneve pasi që vdesin përfituesit ka mjaft në Kosovë, por Tribuna ka arritur t’i sigurojë të paktën edhe dy raste tjera në të cilat personat kanë tërhequr pagat në emër të personave të vdekur. M. Mustafa nga fshati Strofc i Vushtrrisë kishte tërhequr dy paga në emër të A. Mustafës, e cila kishte vdekur. Njëjtë kishte vepruar edhe K. Ujkani e cila kishte tërhequr dy paga në emër të A. Ujkanit që kishte vdekur. Edhe në Ministrinë e Punës pranojnë se kanë gjetur keqpërdorime të këtyre natyrave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat