Dërguti: Koha do të dëshmojë se qeverisja PDK-LDK do të jetë e dëmshme për vendin

Lajme

Dërguti: Koha do të dëshmojë se qeverisja PDK-LDK do të jetë e dëmshme për vendin

Më: 24 nëntor 2014 Në ora: 08:19

Nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Aida Dërguti, beson se opozita do të jetë e bashkuar në këtë mandat.
Ajo ka thënë se subjektet opozitare kanë vullnetin e mirë për t’u përballur ndaj koalicionit PDK-LDK dhe për t’i mbrojtur interesat e qytetarëve.

Madje deputetja e VV-së, në përballje me opozitën llogarit edhe në ndihmën e deputetëve të LDK-së, të cilët nuk janë të kënaqur me koalicionin e arritur.

Sa iu përket kritikave të fundit që Vetëvendosje dhe AAK-ja kanë shkëmbyer, Dërguti ka thënë se kritikat janë të shëndetshme kur janë konstruktive.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat