Agjencitë e huaja të lajmeve i kushtojnë vëmendje hapjes së Bunk’Art të diktaturës

Lajme

Agjencitë e huaja të lajmeve i kushtojnë vëmendje hapjes së Bunk’Art të diktaturës

Më: 23 nëntor 2014 Në ora: 23:00

Pas 36 vjetësh nga inaugurimi në qershor të 1978-ës, u hap dje tuneli antibërthamor i komunizmit, por këtë radhë i shëndërruar në një qendër historiko-artistike të quajtur “BUNK’ART”.

Hapësirat e parashikuara për mbledhjet e Byrosë Politike, dhomat ku mendohej të flinin ish-diktatori i komunizmit Enver Hoxha dhe ish-kryeministri Mehmet Shehu në rast rreziku, janë transformuar në art.

Hapja e bunkerit antibërthamor të periudhës së diktaturës mori një vëmendje të gjerë nga agjencitë e njohura të lajmeve:

AFP – Bunkeri antibërthamor i ish-diktatorit komunist shqiptar, Enver Hoxha, ndërtuar në fshehtësi të plotë në kohën e Luftës së Ftohtë në thellësitë e një mali në afërsi të Tiranës, u hap dje për publikun, 24 vjet pas rënies së komunizmit.

BBC – Bunkeri më i madh sekret që regjimi komunist në Shqipëri ndërtoi në vitet 1970 për t’i shpëtuar një bombe bërthamore u hap dje për herë të parë për publikun.

UPI – Një bunker antibërthamor pranë Tiranës, që u mbyll për publikun që prej krijimit në vitin 1978 u hap dje për publikun për herë të parë.

BUSINES INSIDER – Bunkeri më sekret në Shqipëri u hap dje për publikun, dhjetëra vite pas ndërtimit nga regjimi komunist. Gjatë sundimit 40-vjeçar të diaktorit Enver Hoxha, Shqipëria ishte një nga shtetet më të izoluara të botës, pas një frike rreth një sulmi të mundshëm perëndimor.

SKY NEWS – Shqipëria hap bunkerin sekret. Kompleksi nëntokësor 5 katësh, është ndërtuar nga diktatori Enver Hoxha pranë kryeqytetit, gjatë viteve 1970 me qëllim që populli shqiptar të gjendej i përgatitur nga një sulm i mundshëm i imperialistëve amerikan ose imperialistëve sovjetikë.

JAPAN TIMES – Bunkeri gjigantesk i regjimit komunist në Shqipëri, ndërtuar dekada më parë për t’i shpëtuar një sulmi bërthamor nga Bashkimi Sovjetik apo SHBA-ja u hap për publikun për herë të parë.

Jehona për hapjen e këtij bunkeri gjigand është pasqyruar dhe në media dhe agjenci të tjera si Miami Herald, Bankok Post.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat