Zëdhënësi i Komunës së Pejës: Kryetari s’është fitues i asnjë loje shpërblyese

Lajme

Zëdhënësi i Komunës së Pejës: Kryetari s’është fitues i asnjë loje shpërblyese

Më: 23 nëntor 2014 Në ora: 16:12

Zëdhënësi i Komunës së Pejës, Engelbert Zefaj ka thënë se Kryetari Gazmend Muhaxheri s’është fitues i asnjë loje shpërblyese.
Sipas tij, fituesi i kësaj loje mund të jetë dikush nga pesë pejanët që kanë emrin dhe mbiemrin e njëjtë me atë të Gazmend Muhaxherit.

Lexojeni njoftimi e plotë

PERGENJESHTRIM I LJAMIT TE PORTALEVE ELEKTRONIKE
Kryetari i Pejes Gazmend Muhaxheri nuk eshte fitues i lojes shperblyese

Ne cilesine e zedhenesit te Komunes se Pejes sjell kete njoftim per opinionin publik....

Po perflitet ne menyre tendencioze dhe me qasje ironike ne disa portale elektronike se kinse kryetari i komunes se Pejes z.Gazmend Muhaxheri ka fituar nje banese ne lojen shperblyese te "Viva Fresh".

Ju njoftojme se kryetari i Pejes nuk ka qene fitues dhe nuk ka marre pjese fare ne kete loje shperblyese. Fituesi i shperblimit me emrin Gazmend Muhaxheri mund te jete njeri nga 5 personat qe ka Peja me kete emer dhe mbiemer.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat