Rikthimi në vitin 1999 -A do të kemi prapë mbytje sikur në lumin Tisa

Lajme

Rikthimi në vitin 1999 -A do të kemi prapë mbytje sikur në lumin Tisa

Më: 23 nëntor 2014 Në ora: 15:38

Keqqeverisja, mashtrimi abuzimi me resurset e ekonomisë së shtetit, kapja e drejtësisë dhe forcimi i mafisë së pushtetit, e kanë rikthyer Kosovës në luftë për ekzistencë, të varfër, ku qytetarët vuajnë për bukën e gojës, ndërsa milionerët e pushtetit mbijnë si kërpudhat pas shiut. "Qytetaret e Republikës së Kosovës të cilët e marrin këtë rrugë nuk kanë njohuri për rreziqet në të cilat ata e fusin veten , ku kemi shumë raste që mundemi të cekum por si rast me të rende duhet ta përmendim rastin e TISES ku humben jetën disa qytetar ndër ta edhe gra e fëmije", vlerëson për standardi.eu, eksperti i sigurisë Drizan Shala.

Eksperti për çështje të sigurisë, Drizan Shala, thekson se Qeveria e Kosovës, “duhet që sa me parë të krijojë bashkëpunim edhe me shtet e para të BE-se që Kufizohet Ballkani që qytetaret e saj të arrestuar e të ndalur nëpër ato kampe refugjatësh të kthehen sa me parë që dënimin ta vuajnë këtu e jo në ato vende . Mbi gjitha Qeveria e Kosovës duhet të fillojë ta luftojë korrupsionin, KRIMIN e Organizuar, jo vetëm në letra e konferenca por edhe në jetën reale më të cilën po ballafaqohen qe 15 vite qytetare e saj”.
Ai thekson se ky është imazh tepër i keq për institucionet dhe për krejt Kosovën. “Ikja e Qytetareve të Kosovës në BE, ku po Mbetet Shteti i Kosovës ndaj këtij fluksi?! Duke analizuar proceset prolitiko-sociale nëpër të cilat po kalon Kosova për gjatë këtyre viteve e më theks të veçantë nga zgjedhjet e fundit që ishin mbi 6 muaj , shumë qytetar të saj duke pritur që ta gjejnë hapësirën për pune e jetës kanë parë të vetëm rrugëdalje IKJE në vendet e BE-se.
Qytetaret e Republikës së Kosovës të cilët e marrin këtë rrugë nuk kanë njohuri për rreziqet në të cilat ata e fusin veten , ku kemi shumë raste që mundemi të cekum por si rast me të rende duhet ta përmendim rastin e TISES ku humben jetën disa qytetar ndër ta edhe gra e fëmije. Kontrabanuesit që po i presin në qytetet e ndryshme të Serbisë po janë tepër të strukturar mirë dhe institucionet tona spo kanë mundësi edhe hapësirë për ti ndalur ata por edhe shteti serbe nuk po është i interesuar që të merret me ketë çështje për arsyje që ajo veten e sheh vetem si vend transit dhe që ne BE po arsyjetohet me një argument të kjart “ që ne po e respektojmë lëvizjen e lirë të qytetareve të Kosovës dhe në nuk kemi argumente për se ti ndalum në hyrjet të kufive këta qytetar ” dhe me ketë deklaratat ata po e gjuajnë topin të Qeveria e Kosovës.
Nga kjo Kosova po humb dy mundësi të në njëren anë po ikun qytetaret dhe po e fusin jeten e tyre në rrezik e në anën tjetër në arenën evropiane po e humbim shansin për të ofruar më aferë BE e cila nga këto levizje e sheh që Kosova ende nuk është e pjekur që ta fitojë Liberalizimin e vizave sepse prognozat dalin që një pjese mbi 60% e qytetare nga mosha 18-35 vjeçare nga Kosova do ja mësynë ketyre shteteve të cilat ma veç që janë të mbi ngarkuar nga konfliket e ndryshme nëpër bote me pranimin e refugjatëve të atyre Shteteve.
Dhe problem tjetër pse Kosovës dhe qytetareve të saj nuk do e kenë fatin që edhe për 6 vite ta fitojnë liberalizimin e vizave ishte provojë e hidhur nga Bullgaria edhe Rumania dhe Shtet e Baltikut ku ka krijuar një fluks të madh nga ato shtet për BE-në. Prandaj Qeveria me urgjencë duhet që ta hartojë një plan të shpejt ekonomiko-social që mos ti ikën qytetaret nëpër vendet e BE-se. Duhet që sa me parë të krijojë bashkëpunim edhe me shtet e para të BE-se që Kufizohet Ballkani që qytetaret e saj të arrestuar e të ndalur nëpër ato kampe refugjatësh të kthehen sa me parë që dënimin ta vuajnë këtu e jo në ato vende . Mbi gjitha Qeveria e Kosovës duhet të fillojë ta luftojë korrupsionin, KRIMIN e Organizuar, jo vetëm në letra e konferenca por edhe në jetën reale më të cilën po ballafaqohen qe 15 vite qytetare e saj .”, thekson për standardi.eu, eksperti i sigurisë, Drizan Shala.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat