Sali Berisha e incizon protestën me dron (Video)

Lajme

Sali Berisha e incizon protestën me dron (Video)

Më: 22 nëntor 2014 Në ora: 23:00

Entuziazmin e numrit të madh të protestuesve nuk ka mundur ta fsheh sot gjatë gjithë ditës, ish – kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha.
Në një kanal të YouTube-s, që mban emrin e Berishës, është shpërndarë një video ku protesta e organizuar sot është incizuar me një kamerë nga një dron.
Droni, së fundmi është duke u përdorur nga shumë njerëz, e sidomos te shqiptarët, pas ndeshjes Serbi – Shqipëri, ku mbi qiellin e stadiumit të Partizanit, përmes dronit u lëshua flamuri me hartën e trojeve etnike shqiptare.
Mes thirrjeve, “Rama ik’, ‘Rroftë Sali Berisha’, “Basha’, “Basha”…., demokratët pretendojnë se kishin mbledhur 200 mijë protestues, por matjet tregojnë se në shesh nuk ishin më shumë se 12 mijë protestues, të të cilët protestonin kundër rritjes së taksave, papunësisë, dhe gjendjes së vështirë ekonomike që sipas tyre, është ulur këmbëkryq në çdo familje shqiptare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat