Ramush Haradinaj: Albin, je për keqardhje

Lajme

Ramush Haradinaj: Albin, je për keqardhje

Më: 22 nëntor 2014 Në ora: 19:19

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti tha se Ramush Haradinaj dhe AAK u poshtëruan nga PDK - ja e cila nuk i pranoi të bashkëqeverisje me ta.

Pas kësaj, Haradinaj tha se këto akuza janë për keqardhje dhe se po bëhen për të fituar pak më shumë vota.

“Ne jemi parti e djathtë dhe sigurt kurrë nuk do të jemi të majtë, por të paktën në situata të tilla është më mirë të mendoni përtej koncepteve denigruese dhe aq më parë kur na pret një punë e përbashkët në ndaljen e "kapjes së shtetit"”, thuhet në përgjigjen e Haradinajt drejtuar Kurtit.

Lexojeni të plot reagimin e Ramush Haradinajt:

Reagim ndaj deklaratave të fundit nga ana e përfaqësuesve të Vetëvendosjes!

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, por edhe kolegët e tjerë e dinë shumë mirë se këtij koalicioni i kam shërbyer me besnikëri prej ditës së parë deri në të fundit.
U kam shërbyer të gjithëve e ndoshta më së shumti Vetëvendosjes.

Është për keqardhje që për pak vota më shumë të shkelni mbi çdo parim.

Ne jemi parti e djathtë dhe sigurt kurrë nuk do të jemi të majtë, por të paktën në situata të tilla është më mirë të mendoni përtej koncepteve denigruese dhe aq më parë kur na pret një punë e përbashkët në ndaljen e "kapjes së shtetit".

RH

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat