Jahjaga: Tek të famshmit më bën përshtypje thjeshtësia, respekti dhe njerzillëku

Lajme

Jahjaga: Tek të famshmit më bën përshtypje thjeshtësia, respekti dhe njerzillëku

Më: 22 nëntor 2014 Në ora: 16:15

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga nuk e di se kur ka përgatitur darkë herën e fundit për veten dhe burrin e saj Astritin. E miqtë thotë se i ka harruar krejt për shkak të mungesës së kohës së lirë.
Ndonëse, e preferon shumë përgatitjen e ushqimit në shtëpi, ajo thotë se dikur ishte marrë shumë me kuzhinë, kurse sot ndjen mall për të.

Preferenca thotë se i ka te ushqimet aziatike.

“Kur më jepet mundësia kam dëshirë të përgatis ushqime qoftë tradicionale ose të provoj diçka të re. Kuzhina aziatike më pëlqen shumë”, ka treguar Jahjaga, në një intervistë ndryshe nga si jemi mësuar”, thotë Presidentja, për ‘Indeks Paper’.

Prej kur është bërë presidente, vazhdimisht ka takuar personalitete të ndryshe të të gjitha fushave.

Por, Jahjaga, thotë se çka veçon dhe i lë përshtypje të njerëzit e falshëm “është thjeshtësia e tyre, respekti dhe njerzillëku”.

“Po e vërtetë që kam takuar edhe Angelina Jolie, Brad Pitt, Meryl Streep, Leonardo di Caprio, emra të njohur të kinematografisë botërore. Ajo që më le përshtypje është thjeshtësia e tyre, respekti dhe njerzillëku”, ka shtuar ajo.

Ajo ka treguar se i pëlqen muzika qytetare si dhe pjesët malore të Kosovës.

“Ju e dini se unë jam me prejardhje nga Gjakova, por realisht kam kaluar më shumë kohë në Prishtinë. E dua çdo pjesë të Kosovës, dhe kam shëtitur pothuaj çdo pjesë të saj. Më pëlqen shumë posaçërisht pjesa malore e saj, sepse shpërfaq gjithë bukurinë e shtetit. Kosova është vendi me bukuri të rrallë natyrore dhe unë e pëlqej shumë ecjen në natyrë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat