Hürriyet: Serbi qëllohet me thike n ‘zemër, pasi mysafirët kishin provokuar vendorët turq (Video)

Lajme

Hürriyet: Serbi qëllohet me thike n ‘zemër, pasi mysafirët kishin provokuar vendorët turq (Video)

Më: 22 nëntor 2014 Në ora: 16:15

‘Serbët sulmuan tifozët e Galatasaray” (“Sırplar Galatasaray taraftarına saldırdı”), Abdi Ipekci: Serbët sulmuan tifozët turk të Galatasaray (“Abdi İpekçi’de olay: Sırplar Galatasaray taraftarına saldırdı“) janë këta vetëm disa tituj që kanë dalur sot mediat turke rreth incidentit të mbrëmshëm në Stamboll në ndeshjën e basketbollit ku mori më vete tifozin serb, që ishte viktimë e provokimeve dhe sulmeve serbe kundër tifozëve turq, kanë shkruar sot mediat turke, transmeton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”.
“Serbi është sulmuar me thikë në zemër nga persona ende të panjohur dhe ai më pas ka vdekur..” (“Sırp taraftarın hayatını kaybetmesi ile ilgili olarak Galatasaray Spor Kulübü’nden de açıklama geldi…” ka shkruar gazat trurke Burgün në shkrimin e saj me titull “Tifozët serbe sulmuan Galatasaray (“Galatasaray’dan Sırp taraftar açıklaması”)
Në sallën sportive “Abdi Ipekci” me të filluar të ndeshjes basketbolliste mbrëmë në orën 20:00 mes Galatasaray dhe Red Star nga Serbia tifozët e ekipit mysafir provokuan te parët duke hedhur fishekzjarrë dhe gurë ndaj lojtarëve turq. Policia ka ndërhyrë menjëherë për të evituar incidentet mes dy grupeve.

Para fillimit të ndeshjes një orë përpara mes klubit Galatasaray dhe atij të Serbisë “Crvena Zvezda” para dyerve të pallati sportiv “Arena Abdi Ipekci” ne Stamboll ishin mbledhur rreth 400 tifozë serb të Crvena Zvzdës. Tifozët serbë të cilët nuk mund të gjejnë bileta arritën megjithatë të sigurojnë rreth 300 vende ne Sallën Spertive Ipekci. Policia duke përdorur shkopinj gomë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë tifozët që kishin nisur te kacafyteshin mes veti. Serbët e zemëruar, provokuan dhe sulmuan tifozë e qytetarë duke dëmtuar automjete dhe biznese aty përreth, kane raportuar mediat turke.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat