Haradinaj në Pejë: Bëhuni gati për ndryshim, këta s'e kanë gjatë

Lajme

Haradinaj në Pejë: Bëhuni gati për ndryshim, këta s'e kanë gjatë

Më: 22 nëntor 2014 Në ora: 15:19

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka takuar strukturat e partisë së tij në Pejë, me të cilët ka diskutuar zhvillimet e fundit politike në vend, me theks të veçantë marrëveshjen, PDK-LDK.
Bashkë me kryetarin e degës, dr. Ali Berisha, Haradinaj ka sqaruar kolegët se cila ishte loja që u zhvillua sipas tij, në koalicion e natës dhe pse ai dhe AAK nuk u rreshtuan pas kërkesës së Mustafës për nominim në Bllok.

“Isa deshti që unë, si zëvendës i tij në Bllok t’i shkojë prapa, në mënyrë që ta forcojmë rolin e tij drejt ‘Koalicionit të natës’”, tha Haradinaj, raporton TV ‘Dukagjini’.

Haradinaj më tej ka ftuar strukturat e Pejës në AAK, që të bëhen gati për siç është shprehur ndryshimin e shpejt që do të ndodhë në skenën politike.

“Këta që u bënë bashkë, pse nuk po ja nisin. Le të fillojnë, 6 muaj të paktën të fillojnë që mos të hyjmë tek bllokadat ekonomike. Të normalizohemi. Por po ju them, nuk e kanë gjatë. Andaj ju ftojmë bëhuni gati për një ndryshim shumë të shpejt që do ti vie Kosovës, nga një gjeneratë e shëndoshë”, ka deklaruar Haradinaj në Pejë.

Ndërsa kreu i degës së kësaj partie në këtë komunë, dr. Ali Berisha, koalicionin PDK-LDK e ka cilësuar ‘Uzurpim institucional’.

Berisha ka thënë se kjo që ka ndodhur në vend, është një normë jo ligjore në politikë. “Ka numra, por politikisht është normë që nuk i duhet demokracisë”, ka potencuar Berisha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat