Kelmendi: T’ia nisim punës

Lajme

Kelmendi: T’ia nisim punës

Më: 22 nëntor 2014 Në ora: 15:06

Deputeti i PDK-së dhe biznesmeni i njohur kosovar, Ramiz Kelmendi, thotë për Telegrafin, se pas krizës disamuajshe politike e gjithë energjia institucionale duhet të fokusohet në fillimin e zhvillimit Ekonomik të Kosovës dhe punësim masovik.
“Për zhvillimin e Republikës së Kosovës, domosdoshmëri e radhës është që, pas zgjidhjeve të shumë çështjeve politike Kosova t'i kthehet infrastrukturës së qytetarëve të rinj, të avancuar profesionalisht, me vullnet por të cilët janë, me pamundësi që të ndërtojnë ekonomi të shumta sipas profesioneve te zgjedhura.
Në veçanti këtu ndalemi tek ekonomia prodhuese e orientuar për mbulimin e kërkesave të shteteve të BE-së”.

“Orientimi prodhues i ekonomisë për të plotësuar kërkesat e tregjeve të BE-së është domosdoshmëri e kohës tashmë, por për të arritur këtë, PDK ka planifikuar, që këta të rinj t’i financojë në ngritje të vazhdueshme profesionale për specifikat ekonomike qe po rrjedhin, dhe atë duke bërë udhëtime grupore për panairet ndërkombëtare të makinerive dhe teknologjive të avansuara, duke i pajisur këta të rinj me informatat e drejtpërdrejta mbi llojet e këtyre teknologjive dhe duke bërë implementimin e tyre në ekonomitë prodhuese në vijim. Njëkohësisht duke bërë edhe vizita të shumta nëpër objekte shitëse me pakicë për të parë drejtpërdrejt çka tregtohet në këto tregje”, ka thënë Kelmendi për media.

Më tej ai ka thënë se “Për të arritur këtë objektiv, kemi identifikuar nga doganat e BE-së se cilat lloje të produkteve finale importohen nga vendet e ndryshme të Botës në tregun e BE-së, në mënyrë që afaristët të orientohen për zëvendësimin e këtyre produkteve finale nga Kosova. Të njëjtit të orientohen në blerjen e teknologjive që kanë mundësi ti prodhojnë këto produkte me kapacitet, cilësi dhe sasi te mjaftueshme”.

“Kemi planifikuar edhe organizimin e modelit tjetër të panaireve të prodhimeve Kosovare, panaire këto të cilat me të gjitha llojet e produkteve të prodhuara në Kosovë, ku vizitorët do jenë të shumtë, si vendor ashtu edhe vizitorë të organizuar nga atashe ekonomik pranë ambasadave në shtetet e BE-së dhe shtetet tjera, të cilët ftohen dhe subvencionohen që në ardhje, blerës këta të fuqishëm të cilët janë në BE”.

Kelmendi thotë se “jo metodë është me rëndësi të veçantë për ngritjen e kapaciteteve prodhuese dhe ekonomizimit të bizneseve kosovare që nënkupton dhe pavarësimin e tyre nga shtetet e rajonit”.

“Në këtë mes hapësirë të veçantë do të ketë edhe RTK, si medium publik i financuar nga buxheti i Republikës së Kosovës, i cili do të ketë emisione për promovimin e bizneseve prodhuese dhe kjo në mënyrë që qytetarët e Kosovës, të informohen se këto prodhime, prodhohen me teknologji të avansuara të cilat krijojnë sasi dhe cilësi, dhe te cilat ngrisin moralin prodhues tek të rinjtë e Kosovës”.

“Për të arritur këto vlera ekonomike, ne i kemi analizuar kërkesat e shumta te ekonomive vendore, siç janë: heqja e taksës doganore në të gjitha repromaterialet, ambalazhimet dhe pjesët rezervë për makineritë prodhuese dhe ato pajisje që mundësojnë avansimin profesional të të rinjve të Kosovës. Pastaj heqjen e TVSH-së në makineri prodhuese dhe pajisjet për mirëmbajtje dhe pajisjet per avansim profesional, heqjen e TVSH-së për makinat transportuese, makinat e punës dhe makinat për punë familjare (individuale) siç është makina për qepje. Në të gjitha keto raste kategoria e TVSH-së rimburësohet me fillimin e procesit të punës”.

Ai ka shtruar pyetjen se, “pse të paguhet TVSH-ja në hyrje kur e njëjta kthehet (rimburesohet)”.

“Heqja e TVSH-së për këto raste me automatizëm, është lehtësues domethënës për vlerën investive fillestare. Të gjitha këto propozime avancuese nuk ndikojnë në zvogëlimin e buxhetit te Republikës së Kosovës por në mënyrë indirekte shtojnë tatimet në brendësi nga konsumi i shtuar dhe të hyrat nga tatimi i punësuarve shtesë”.

“Të gjitha këto çështje të cekura dhe shumë çështje të tjera që do të jenë të zgjedhura në procesin e ardhshëm qeverisës, do e bëjnë Kosovën të zhvilluar.
Këto metoda për avansimin e ekonomisë, janë marrë si përvojë nga shtetet e zhvilluara për veprimtari të ndryshme ekonomike dhe janë modifikuar për modelin aplikues në Kosovë. Njëkohësisht, sit ë tilla jane përdorë edhe në formulat matematiko-ekonomike të ekspertëve të PDK-së që në asnjë rrethanë nuk janë dështuese”, ka thënë Kelmendi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat