LDK në Qeveri – nisin aderimet e reja

Lajme

LDK në Qeveri – nisin aderimet e reja

Më: 22 nëntor 2014 Në ora: 14:21

Jonuz Hasani nga e shtuna nuk ndodhet më në Lëvizjen Republikane. Ai ka kaluar në LDK duke tradhtuar kështu partinë ku edhe fitoj si këshilltar komunal.
Jonuz Hasani të shtunën edhe formalisht kaloi në LDK duke braktisur partinë që ia mundësoj të zgjidhet këshilltar komunal. Tanimë këto kalime nga një parti në tjetrën nuk janë befasuese, befasuese mbetet karakteri dhe mirëbesimi i atyre që tradhtojnë elektoratin e tyre.

Ishte Avdyl Aliu, shef i Grupit të Këshilltarëve të LDK-së, i cili i urojë mirëseardhje në LDK, Jonuz Hasanit. “Kalimi i Hasanit në LDK dëshmon se LDK-ja është parti serioze sepse Hasani ka treguar besim në LDK dhe ne programin e saj, besim që paraqet vlerë të lartë dhe të çmuar. Rritja e LDK-së po vazhdon, besojmë në qëllimin e mirë të kësaj rritje dhe se me këtë rritje LDK po forcohet. Sa më e fortë LDK, aq më e fortë edhe shpresa, sikur te ne, po ashtu edhe te qytetarët e Komunës së Gjilanit, për jetësimin e programit tonë”, ka thënë Aliu.

Jonuz Hasani tha se po i bashkohet një partie të madhe, një partie të shpresës që ka vizion dhe se ndihet rehat në këtë subjekt politik. Ai tha se bashkimi me LDK ka qenë i vullnetshëm, pa kurrfarë kushti a interesi, por vetëm të punojë krahas të tjerëve në këtë subjekt, për të mirën e qytetarëve të Komunës së Gjilanit./rajonipress/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat