Qentë endacakë ende nuk i hiqen qafe Prishtinës

Lajme

Qentë endacakë ende nuk i hiqen qafe Prishtinës

Më: 22 nëntor 2014 Në ora: 09:01

Me sa duket qentë endacakë nuk e kanë ndërmend t’i hiqen qafe Komunës së Prishtinës. Ky problem është i pranishëm tash e disa vite në Prishtinë, por asnjëherë nuk është arritur të mënjanohen krejtësisht.
Dukuria e sjelljes se qenve në Prishtinë, nga banorët e rajonit të Prishtinës, nuk është e rrallë. Kur qentë shqetësojnë këta banorë, ka raste kur i marrin qentë dhe i sjellin në kryeqytet.

Kjo bëhet me arsyen se në Prishtinë funksionon një strehimore e cila nuk lejon vrasjen e qenve endacakë, dhe kështu supozohet se qentë nuk duhet të paraqesin rrezik për banorët e Prishtinës. Por, në fakt është e kundërta, sepse sot ka mbi 3 mijë qenë endacakë, që sillen të lirë në Prishtinë, duke rrezikuar banorët.

Vrasja e qenve endacakë u praktikua deri kur në vitin 2012 Qendra Kosovare për Trajtimin e Qenve, e ka ndaluar vrasjen e tyre, duke i marrë kështu qentë endacakë nën përkujdesjen e qendrës.

Qytetarët e Komunës së Prishtinës thonë se ndihen të kërcënuar nga këta qenë, sidomos gjatë stinës së dimrit, kur fillon të errësohet më herët. Mirlinda Dushi, banore e Prishtinës, ka thënë se qentë endacakë e kanë sulmuar dy herë dhe ajo mezi ka shpëtuar pa u kafshuar nga ta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat