Pas aksidentit në Prelaz, familja e viktimës falë gjakun

Lajme

Pas aksidentit në Prelaz, familja e viktimës falë gjakun

Më: 21 nëntor 2014 Në ora: 23:18

Të premten , më 21 nëntor 2014,familja Lalinovci nga Prelezi i Ferizajt i fali gjakun familjes Elezi nga fshati Elezaj, Kaçanik.
Pas aksidentit që ndodhi ditë më parë në fshatin Prelez të Ferizajt me ç'rast në një aksident komunikacioni humbi jetën Fadil Lalinovci, të premten familja Lalinovci i fali gjakun familjes Elezi, gjegjësisht vozitësit të automjetit.

"Këtë rast e kam përjetuar shumë rëndë, sikur të ishte anëtarë i familjes sime, por ja që aksidentet nganjëherë qenkan të pa evitueshme. Nuk kisha dëshiruar që askush ta përjetoi këtë ndjenjë. Ishin shokët dhe familjarët që më ndihmuan që të kaloi këtë situatë. Por falënderoi edhe familjen Lalinovci të cilët kuptuan drejtë këtë rast , si një fatkeqësi e cila mund t'i ndodhë çdo kujt", tha vozitësi i automjetit.

Familja Elezi ka falënderuar Emrush Lalinovcin ,Bajram Jakaj,Kadri Lalinovcin dhe Shaip Gashin të cilët ndihmuan në këtë rast, si dhe imamët Fidaim Fazliun , Zejnulla Derguti dhe Ibraim Halili për kontributin e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat