Rregulla të reja për taksistët e Prishtinës

Lajme

Rregulla të reja për taksistët e Prishtinës

Më: 21 nëntor 2014 Në ora: 21:46

Veturat e taksistëve të Prishtinës nuk guxojnë më të jenë më të vjetra se 5 vjet, duhet të jenë me ngjyrë të bardhë, të pajisura me sistem GPS dhe me taksimetër.

Këto janë disa prej rregullave të reja, në mesin edhe të disa tjerave që ka nxjerrë qeverisja e re në Komunën e Prishtinës, për ata që do dëshirojnë të ushtrojnë veprimtarinë e taksistëve.

Këto rregulla, që do të vijnë përmes një rregulloreje të re, u janë prezantuar sot edhe taksistëve në një diskutim publik.

Kjo e gjitha po bëhet në kuadër të përmirësimit të transportit publik, dhe këto kushte sipas nënkryetarit të Prishtinës Dardan Sejdiu, do të duhet të plotësohen deri në shtator të vitit 2015.

Sejdiu, ka thënë se qëllimi i kësaj rregulloreje është për t’u vendosur rend dhe rregull në komunikacion.

Nënkryetari Sejdiu, ka treguar marrëveshjen që komuna ka me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, e cila përfshin një kredi prej dhjetë milionë euro, dhe se siç pohoi ai së bashku me fondin e komunës sjellin investime rreth 15 milionë euro deri në fund të vitit 2016 sa i përket transportit publik.

Sejdiu tha se në janar të vitit 2015 fillon edhe ndërtimi i planit të qëndrueshëm të mobilitetit urban i cili sipas tij trajton jo vetëm transportin publik por i trajton edhe këmbësorët, transportin e udhëtarëve me taksi, shtigjet e biçikletave e shumë të tjera.

Sejdiu, tha se që nga marrja e mandatit deri më sot nuk kanë lëshuar asnjë leje të re por se vetëm janë marrë me zëvendësime të veturave qoftë te kompanive, e po ashtu qoftë edhe te individët.

Shtatori i vitit 2015, atëherë edhe kur është paraparë afati i fundit që taksistët t’i plotësojnë këto kushte, për këta të fundit është një periudhë e shkurtër.

Madje ata kërkuan që komuna të ju ofrojë së paku një periudhë kohore deri në janar të vitit 2016.

Këto ankesa dhe kërkesa të taksistëve, do të kenë mundësi rishikimi nga Komuna e Prishtinës, pasi që telash se ka parë nënkryetari i Prishtinës Dardan Sejdiu.

Sejdiu, u tha në fund taksistëve se ai dhe drejtoritë komunale janë të gatshëm që të diskutojnë për afatet.

Një diskutim i tillë, i shënon komunës në numër, diskutimin e 37 që Komuna e Prishtinës është duke zhvilluar me qytetarët dhe kategoritë e ndryshme në komunë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat