Faton Peci i LDK-së kërkon nga Berat Buzhala t’i publikoj informatat në lidhje me vrasësit e njerëzve të LDK-së

Lajme

Faton Peci i LDK-së kërkon nga Berat Buzhala t’i publikoj informatat në lidhje me vrasësit e njerëzve të LDK-së

Më: 21 nëntor 2014 Në ora: 21:15

Anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, Faton Peci i cili votoi kundër koalicionit PDK-LDK ka reaguar pas një shkrimi të Berat Buzhalës të botuar sot ne disa media. Peci ka kërkuar nga Berat Buzhala që të tregoj informacionin për vrasësit, ngase në të kundërtën sipas Pecit fshehja e informacionit është vepër penale.
Lexojeni të plotë reagimin e tij.

Lexojeni të plotë reagimin e tij.

Berat Buzhala e paska bere nje postim interesant dhe te gjithe ata qe e kan kundeshtu koalicionin me PDK-ne i paska quajtur zuzare. Ja nje pjese e keti postimi:
“PDK nuk e ka vrare as Enver Malokun, as Xhemajl Mustafen, as Tahir Zemajn, e as Smajl Hajdarajn. Ata zyrtare te LDK’se qe sot e drejtojne gishtin ne drejtim te PDK’se, per keto krime, jane thjeshte ca zuzare qe nuk guxojne ta drejtojne gishtin kah personat e duhur. PDK ka kryer vrasje tjera: e ka vrare arsimin, shendetesine….”
Nje gje e di sigurt. Me qene une prokurore, e me mire qe nuk jam, ne menyre automatike kisha ngrite padi penale ndaj Beratit. Pse…??? E thjesht, fakti se si ky e perjashton se prapa ketyre vrasjeve nuk qendron PDK, ateher kjo nenkupton se ka informacion per vrasesit. Rrjedhimisht, fshehja e informacionit per krimin eshte veper penale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat