Kërkohet sanksionim më i rëndë për fëmijët problematik

Lajme

Kërkohet sanksionim më i rëndë për fëmijët problematik

Më: 21 nëntor 2014 Në ora: 21:03

Fëmijët problematikë që ndryshe kanë marrë pseudonimin“Kikirikët” për shkak të sjelljeve asociale që ata kanë, vazhdojnë të jetë shqetësues për qytetarët pejanë.

Ky grup që përbëhet prej rreth 10 personave, që të gjithë nën moshën 14 vjeçare, tash e tre vjet vazhdon të sulmojë nxënës nëpër shkollat.

Por jo vetëm kaq. Sipas policisë, në prokurorinë themelore të Pejës, vetëm për këtë periudhë të vitit 2014 janë dërguar 138 kallëzime penale për vjedhje të rënda të të dyshuarve në fjalë.

Ndërkohë, institucionet shtetërore që merren me trajtimin e fëmijëve problematikë, janë dorëzuar para këtij grupi, për shkak të mungesës së ligjit konkret për trajtimin e tyre.

Emrush Thaçi, Drejtor i Shërbimit Korrektues të Kosovës, thotë se të miturit nga mosha 14-16 marrin masa edukuese dhe korroketuese e jo më shumë, në Qendrën korrektuese të Lipijanit.

Zyrtarët e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale thonë se pavarësisht moshës së tyre të re, duhet sanksionuar sa më shpejt, në mënyrë që t'u ikim problemeve më të mëdha që ky grup mund t'i shkaktojë.

Behxhet Gaxhiqi Zëdhënës i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale thotë se çdo vepër duhet sanksionohet dhe të denohet.

Problemet e tilla që manifestohen nga persona të moshës së re, njohësit e çështjeve juridike, shprehën se sjelljet e vrazhda të të miturve janë një fenomen mjaft kompleks dhe sfidë e sistemit të drejtësisë.

Avni Puka Profesori i të Drejtes Penale:

“Problemi qëndron te mekanizmat për zbatimin e atyre masave, atyre dënimeve qe parasheh ligji për të mitur. Shumë masa dhe denime që ligji i parasheh nuk ka mundësi te zbatohen ne praktikë dhe kjo sigurisht qe i kufizon edhe vet prokuroret qe te mund te shqiptojne masa që ligji parasheh.”

Shqetësimi i nxënësve të shkollave fillore dhe të mesme, por edhe qytetarëve të Pejës, do të vazhdojë të jetë prezent, përderisa institucionet përkatëse nuk marrin ndonjë vendim për sanksionimin e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat