Urdhërarrest për doktoreshën Gjina Zeqiri

Lajme

Urdhërarrest për doktoreshën Gjina Zeqiri

Më: 21 nëntor 2014 Në ora: 20:43

Mosarrestimi i Gjina Zeqirit nga zyrtarët e Prokurorisë Themelore të Prishtinës arsyetohet me shkaqe humanitare, pasi zyrtarët shëndetësorë kishin kërkuar që ajo ta finalizonte trajtimin e pacientëve

Mosarrestimi i Gjina Zeqirit nga zyrtarët e Prokurorisë Themelore të Prishtinës arsyetohet me shkaqe humanitare, pasi zyrtarët shëndetësorë kishin kërkuar që ajo ta finalizonte trajtimin e pacientëve që ishin ende në kurim.

Astrit Kolaj- zëdhënës i Prokurorisë së shtetit:

"Prokuroria Themelore e Prishtinës ka marrë të gjitha veprimet e duhura në bazë të kompetencave ligjore që ka, por në momentin kur prokurorja e rastit ka dashur të lëshoj një urdher arrest është kërkuar nga Inspektorati i Ministrisë së Shendetësisë që mos të bëhet ai arrestim pasi që ata kanë thënë se mund të rrezikohet jeta e disa pacientave që kanë qenë në trajtim e sipër në spitalin në fjalë. Tani e tutje prokurorja ka lëshuar një fletarrest ndërkombëtar, atë fletarrest e ka policia dhe ajo duhet të kerkojë të gjindet doktoresha dhe nese ajo nuk gjindet në territorin e Kosovës, atëherë janë disa proceduara të tjera që duhet lëshuar një fletarrest ndërkombëtar'.

Ndërsa zëdhënësi i Policisë Baki Kelani, përmes telefonit tha se pasi që kanë marrë urdhër-arrestin nga Prokuroria e Shtetit për arrestimin e Gjina Zeqirit, do të merren me arrestimin e saj. Zeqiri është pronare e Spitalit privat Global, ku dyshohet se janë shitur në mënyrë ilegale qeliza embrionale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat