Lirohet nga paraburgimi Gani Geci

Lajme

Lirohet nga paraburgimi Gani Geci

Më: 21 nëntor 2014 Në ora: 19:19

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Gani Geci, është liruar nga paraburgimi dhe masa i është zëvendësuar me arrest shtëpiak.

Kjo është bërë me kërkesë të Prokurorisë, ndërkaq vendimi është marrë nga një gjyqtar i procedurës paraprake të Gjykatës Themelore në Mitrovicë.

Gani Geci është i dyshuari kryesor për vrasjen e Ruzhdi Shaqirit, e ndodhur me 4 gusht të këtij viti në qendër të Skenderajt.

Pas disa javësh në arrati, Geci ishte dorëzuar tek EULEX-i. Ai ishte kërcënuar disa herë në burgun e Lipjanit ku ka qenë në paraburgim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat