KPK: Zgjedhja e kryeprokurorit proces shumë i vonuar

Lajme

KPK: Zgjedhja e kryeprokurorit proces shumë i vonuar

Më: 21 nëntor 2014 Në ora: 17:37

Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Sylë Hoxha, tha se me rastin e prishjes së vendimit të KPK-së nga Gjykata Kushtetuese është dëmtuar thellë imazhi i KPK-së.

Këshilli Prokurorial i Kosovës(KPK), pas shqyrtimit të draft Rregullores për Kriteret dhe Procedurën e Nominimit dhe Propozimit për emërim për Kryeprokuror të Shtetit, thotë se edhe pse hapat për zgjedhjen e krye prokurorit janë nisur, ky proces në zgjedhjen e këtij të fundit është vonuar shumë.

Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Sylë Hoxha, tha se me rastin e prishjes së vendimit të KPK-së nga Gjykata Kushtetuese është dëmtuar thellë imazhi i KPK-së, duke i shënjestruar si një institucion në këtë proces që ka bërë shkelje si në të drejtat e njeriut ashtu edhe shkelje procedurale.
Por, Hoxha tha se me këtë ndryshim të rregullores dhe me kujdes të shtuar kanë mundësinë që ta bëjnë analizën për mos t’ia lejuar vetes luksin për gabim të dytë, qoftë edhe nga pakujdesia duke u ngutur në proces.

Ai me tutje shtoi se përzgjedhja e Kryeprokurorit duhet të bëhet sa më shpejt që është e mundur dhe se treni është nisur por duhet siguruar që ai të arrij në destinacionin e caktuar.

Hoxha shtoi se që nga koha e shpalljes së konkursit të kaluar, tashmë kanë kaluar rreth nëntë muaj dhe në ndërkohe mund të jenë prokurorë të tjerë të cilët kanë përmbushur kushtet për të aplikuar për këtë pozitë, që sipas tij, nëse nguten në këtë proces, atëherë do i vënë në të njëjtën pozitë të pabarabartë me prokurorë të cilët kanë aplikuar radhëve të kaluara dhe s’kanë pasur kohë të mjaftueshme për t’u përgatitur gjatë aplikimit.

Por, vonesat për ndryshim e draft rregullores e kanë krijuar anëtarët e KPK-së, duke thënë se janë vonuar në këtë proces për ta zgjedhur Kryeprokurorin e shtetit.

Anëtarja e KPK-së, Sevdije Morina, tha se janë vonuar tej mase në këtë proces, pasi sipas saj duke parë volumin e ndryshimeve që i ka bërë komisioni për akte normative, koha gati prej katër muajve është kohë shumë e gjatë për t’i bërë këto ndryshime, pasi ato kanë mundur të bëhen në dy takime.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat