Artan Muhaxhiri: Koalicioni PDK-LDK, zgjidhje realiste

Lajme

Artan Muhaxhiri: Koalicioni PDK-LDK, zgjidhje realiste

Më: 21 nëntor 2014 Në ora: 16:12

Koalicioni mes PDK-së dhe LDK-së, sipas analistit Artan Muhaxhirit është zgjidhja më realiste edhe zgjidhje praktike.

Pasi që blloku nuk arriti të formojë qeverinë, po ashtu edhe PDK-ja, sipas tij, kjo është zgjidhja më e mirë e realitetit të Kosovës.

“Është e natyrshme se të gjitha këto agresivitete dhe paqartësi që kanë qenë në mes tyre do të reflektojnë edhe në qeverinë e ardhshme”, tha Muhaxhiri për KNN-në.
Efekti i pasojave të bllokadës gjashtë mujore, sipas Muhaxherit, do të varet nga përkushtimi i qeverisë së re.

“Nëse qeveria do të fillojë me vullnet të mirë gjithsesi se nuk do të ketë pasoja të mëdha, mirëpo nëse nuk do të fillojë me vullnet të mirë, gjithsesi se do të vërehen pasojat e kësaj bllokade që ekziston tash e gjashtë muaj”, theksoi Muhaxheri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat