Edi Rama: Koalicioni PDK-LDK meriton përkrahje

Lajme

Edi Rama: Koalicioni PDK-LDK meriton përkrahje

Më: 21 nëntor 2014 Në ora: 14:16

Kryeminisitri Edi Rama përshëndeti koalicionin qeverisës në Kosovë PDK- LDK, duke e cilësuar si një zhvillim të ri dhe të shumëpritur. Ai tha se koalicioni i ri qeverisës është një dritë në fund të tunelit për një demokraci të re në ndërtim, duke shprehur mbështetjen pa asnjë anësi politike.
Sipas tij PDK dhe LDK kanë vendosur të merren vesh jo për çfarë kanë dëshiruar para zgjedhjeve, por për çfarë imponon vullneti i popullit të Kosovës.

“Kjo gjë shënon vendosjen në një frymë kushtetuese, që rikthen frymëmarrjen në politikë si shenjë e vullnetit të mirë në shtetin tjetër shqiptar. Ky nuk ka qenë as vendimi më i dëshiruar as më i lehtë për lidershipët dhe se sa i vështirë ka qenë ky vendim e tregon koha e gjatë që ka kaluar që nga zgjedhjet. Por kjo është një zgjidhje e përgëzueshme që meriton mbështetje dhe inkurajimin më të plotë. Gjithashtu mbështesim faktorin opozitar të Kosovës të monitorojë me rigorozitet.

Qeveria e dalë nga kjo zgjidhje e re do e respektojë këtë vullnet duke bërë reformat e mëdha, që koalicioni ka dhënë mundësinë, por edhe detyrimin që ka marrë përsipër”, u shpreh Rama. Kreu i qeverisë shtoi më tej se sfidat me të cilat do të përballen institucionet e Kosovës janë të vështira dhe strategjike, pasi koha e re kërkon nga Kosova marrjen e një roli edhe më aktiv për forcimin e paqes, ndaj nga strukturat nevojitet një shumicë e re, e fortë dhe e aftë për të përballuar sfidat, por edhe një opozitë që imponohet me forcën e argumentave përballë sfidave themelore të shtetit të Kosovës. Rama tha se si Kryeministër i Shqipërisë garanton qytetarët dhe palët në Kosovë, se Republika e Shqipërisë do jetë në krahë dhe në mbështetje të Kosvës, dhe se pritet me padurim që të fillojë puna e përbashkët mes dy qeverive.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat