Buzhala: PDK nuk e ka vrarë as Enver Malokun, as Xhemajl Mustafën, as Tahir Zemajn...

Lajme

Buzhala: PDK nuk e ka vrarë as Enver Malokun, as Xhemajl Mustafën, as Tahir Zemajn...

Më: 21 nëntor 2014 Në ora: 13:07

"PDK nuk e ka vrarë as Enver Malokun, as Xhemajl Mustafën, as Tahir Zemajn, e as Smajl Hajdarajn. Ata zyrtarë të LDK'së që sot e drejtojnë gishtin në drejtim të PDK'së, për këto krime, janë thjeshte ca zuzarë që nuk guxojnë ta drejtojnë gishtin kah personat e duhur. PDK ka kryer vrasje tjera: e ka vrarë arsimin, shëndetësinë....", shkruan Berat Buzhala. Lexojeni shkrimin e plote te tij.

Dhe befasisht, per te fituar ca poena te lira dhe te ndyta politike, po dalin ne siperfaqe zera malicioz nga Lidhja Demokratike e Kosoves, se gjoja koalicioni me PDK'ne, i LDK'se, qenka nje lloj justifikimi i vrasjeve te shume personave te njohur te LDK'se, gjate luftes dhe pasluftes.

Kjo nuk eshte asgje tjeter pos nje tendence qyqare per ta goditur marreveshjen, ne menyre jokonvencionale, se gjoja PDK i paska vrare figurat e LDK'se.

Me lejoni te ju deshproj, duke mos qene militant i asnje prej subjekteve politike - madje kritik ndaj PDK'se - se nese flasim per persona te dyshuar per vrasjen e zyrtareve te LDK'se, atehere ata persona gjenden, aktualisht ne subjekte te tjera politike. Nuk po them se edhe ne PDK nuk mund te kete te tille, sic mund te kete kriminel edhe ne LDK, por une jam i bindur, duke qene njohes bukur i mire i luftes dhe pasluftes, se ata qe e kane vrare me se shumti LDK'ne, jane me se paku ne PDK.

Problemi eshte se tash PDK, duke qene nje kohe te gjate ne pushtet, eshte shnderruar ne nje target me te lehte per te qene e sulmuar, qofte edhe me akuza per vrasje politike.

Dhe problemi kryesor eshte se ata qe po e sulmojne PDK'ne, historikisht kane treguar mungese totale te guximit per ta drejtuar gishtin ne drejtim te pergjegjeseve kryesor. Meqe nuk jam pjese e ketij konspiracioni, atehere as une nuk po e drejtoj gishtin. Sepse tek e fundit kane kaluar 15 vite.

Problemi me i madh i PDK'se nuk eshte se ne zanafillen e saj paska mundur te jete e angazhuar ne vrasje politike, por se ne vitet e fundit ka treguar nje papergjegjesi totale ne qeverisje. Ky eshte krimi kryesor i PDK'se, me te cilin askush nuk merret.

PDK e ka vrare arsimin, e jo Xhemajl Mustafen. PDK e ka vrare shendetesine, e jo Tahir Zemajn. PDK e ka vrare drejtesine, e jo Enver Malokun. Etj. etj.

Dhe nese Isa Mustafa konsideron se ka plan dhe ka njerez qe mund te vendosin nje standard te ri ne keta sektor, atehere ai duhet te vazhdoje agjenden e tij ne menyre te qete, pa kurrfare brejtje te ndergjegjes. Sepse tek e fundit, kur Isa Mustafa i ka njohur personalisht edhe Hashim Thacin, e edhe Kadri Veselin, ata qe sot flasin per keto dy figura te PDK'se kane qene duke notuar ne ujera krejt tjera - kryesisht ne ujerat e tyre neper pelena.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat