“Süddeutsche Zeitung”: Hashim Thaçi mund të dalë para gjyqit. Koalicioni PDK- LDK mund të dështoj

Lajme

“Süddeutsche Zeitung”: Hashim Thaçi mund të dalë para gjyqit. Koalicioni PDK- LDK mund të dështoj

Më: 21 nëntor 2014 Në ora: 00:17

“Süddeutsche Zeitung” në tekstin që do të botoj në numrin e së premtes shkruan se koalicioni PDK- LDK i arritur të mërkurën në mbrëmje ndërmjet liderit të PDK-së, Hashim Thaçi dhe atij të LDK-së, Isa Mustafa mund të dështoj për faktin se i pari i PDK-së mund të përballet me drejtësinë.
“Të mërkurën Thaçi u takua te presidentja Atifete Jahjaga me gjoja armikun e tij më të madh, shefin e LDK-së Mustafa. Aty ishte edhe ambasadorja shumë me ndikim e SHBA-ve në Prishtinë, Tracey Ann Jacobson, në rolin e mbretbërëses. Rezultati i takimit: PDK e Thaçi dhe LDK e Rugovës krijojnë një qeveri koalicioni. Ndoshta Mustafa do të bëhet kryeministër i ri dhe Thaçi më 2016 president i ri i Kosovës. Por, Thaçi e mohoi se ka hequr dorë nga posti i kryeministrit”, thuhet ndër të tjera në këtë gazetë, ku testi i plotë pritet të botohet në numrin e së premtes.

Sipas kësaj gazete, koalicioni përkundër animoziteteve, jetëgjatësia e tij varet edhe nga mundësia që Hashim Thaçi të përballet me drejtësinë.
“Se a do të arrihet vërtet koalicioni i synuar (PDK-LDK, v.j.), për të cilin tani po negociojnë grupet punuese, dhe a do të ketë jetë të gjatë mbetet e paqartë – jo vetëm për shkak të shumë animoziteteve. Thaçi për shembull mund të dalë para gjyqit, siç ka ndodhur shumë ish-komandantë të tjerë rajonalë para tij”, thuhet ndër të tjera në paralajmërimin e shkrimit të kësaj gazete, që pritet të botohet në numrin e së premtes.

>>Lajmi në Süddeutsche Zeitung

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat