"Kosova nuk mund të krahasohet me Krimenë"

Lajme

"Kosova nuk mund të krahasohet me Krimenë"

Më: 20 nëntor 2014 Në ora: 23:27

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani mori pjesë në Samitin e 6-të të Këshillit Atlantik për Energjinë dhe Ekonominë, i cili po mbahet në Stamboll në prani të përfaqësuesve të lartë të shteteve, me qëllim përballimin e sfidave energjetike, ekonomike dhe politike.

Në fjalën e tij, ndër të tjera, Nishani tha se krahasimi midis aneksimit të Krimesë nga Rusia dhe shpalljes së pavarësisë së Kosovës është i papranueshëm.

"Aneksimi brutal i Krimesë nga Rusia, që u realizua duke zbatuar politikën e 'faktit të kryer' nëpërmjet përdorimit të shantazhit dhe forcës, në shkelje të marrëveshjeve të nënshkruara nga vetë Rusia, si dhe të drejtës ndërkombëtare përbën një precedent të rrezikshëm, që mund të ndikojë në qëndrueshmërinë afatgjatë të hapësirës evropiane dhe rreth saj", nënvizoi Nishani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat