Lutfi Haziri kryeministër i Kosovës, Mustafa digjet nga Hashim Thaçi

Lajme

Lutfi Haziri kryeministër i Kosovës, Mustafa digjet nga Hashim Thaçi

Më: 20 nëntor 2014 Në ora: 22:12

Arbër Ismajli thotë për “Bota sot” se Lutfi Haziri, do të mund të jetë kryeministër i Kosovës, pasi është personi më i preferuar i ndërkombëtarëve, prandaj beson se z.Haziri do të jetë kryeministri i ardhshëm i Kosovës.
Ai ndërsa po festonte me shokë, thotë se e vetmja arsye pse po festojnë është se ata janë informuar se Lutfi Haziri, kryetari i Gjilanit dhe anëtar i kryesisë së LDK-së do të jetë kryeministri i ardhshëm i Kosovës. “Është lider i përmasave evropiane, e ka përkrahjen ndërkombëtare, se çfarë ndodh nesër në mëngjes, nëse përmbysen gjërat nuk e dimë, por ne jemi siguruar se z.Haziri do të jetë kryeministër i ardhshëm”, tha nëpërmjet telefonit Ismaili.
Ai konfirmon se Haziri tashmë e udhëheq listën e kandidatëve për kryeministër. “Lutfi Haziri është numri 1, ndërsa numri 2 është Isa Mustafa”, thotë Ismaili.
Ai tregon edhe vendin ku janë tubuar të festojnë, duke e përshkruar si një ambient VIP dhe të veçantë në Gjilan.
I pyetur se a do të jetë ai shef i kabinetit të kryeministrit, sipas postimit të tij në facebook, si kryeshef i kabinetit të kryeministrit thotë se kjo do të varet nga vendimi që do ta marrë kryeministri, po sigurisht se e synon këtë, ndërsa konfirmon mbështetjen e degës së Gjilanit për ta zgjedhur kryetar të qeverisë. “Ne dega në Gjilan gjithherë jemi mbrapa kryetarit Haziri, ai e ka përkrahjen tonë të parezervë”, thotë anëtari i kryesisë së degës së LDK-së në Gjilan dhe shef i zyrës për informim.
Ismaili në një postim në Facebook ka shkruar: “Arbër Ismajli, shef i kabinetit të kryeministrit të ri të Kosovës, z. Lutfi Haziri”!./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat