Baba shpërblen djalin me tenderë

Lajme

Baba shpërblen djalin me tenderë

Më: 20 nëntor 2014 Në ora: 19:49

Asgjë nuk bën nipi për dajë, çka bën baba për djalë. Këtë më së miri e ka dëshmuar kryetari i Komunës së Istogut, Haki Rugova. Në vitin 2011, kjo komunë përveç se ia kishte dhënë një tender kompanisë “News” bashkëpronar i së cilës është djali i tij, Ilir Rugova, në të njëjtën kohë i kishte lëshuar referencë për të forcuar kredibilitetin e kompanisë si punëkryese e përgjegjshme. Nëpërmjet kësaj referencë madje ata kanë rekomanduar kompaninë e djalit të kryetarit te Komunës për punëdhënësit e ardhshëm.

“Me anë të këtij dokumenti K. Istog lëshon këtë referencë kompanisë “News” Istog me të cilin vërteton se kompania në fjalë ka bërë riparcelimin e zonës Urbane në Istog sipas planit rregullativ, vlera e kontratës 20 000 euro. Kompania në fjalë i ka kryer punët me kohë dhe kualitet në bazë të kontratës, prandaj si të tillë rekomandojmë te punëdhënësit e ardhshëm”, thuhet në referencën e Drejtorisë së urbanizmit dhe Kadastrës dhe Mbrojtjes së Mjedisit në Komunën e Istogut, të cilën e ka siguruar gazeta.

Në anën tjetër kreu i komunës, Haki Rugova mohon të jetë në dijeni për këtë tender. “Tybe nuk e di që ju ka lëshua ndonjë referencë, haber nuk kam. Një konsulent e kanë bë Drejtorati me agjencinë”, ka thënë Rugova./Tribuna

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat