Jacobson: Nuk e dimë se kush do të jetë kandidati për kryeministër

Lajme

Jacobson: Nuk e dimë se kush do të jetë kandidati për kryeministër

Më: 20 nëntor 2014 Në ora: 18:06

Ambasadorja amerikane në Kosovë, Tracey Ann Jacobson tha në një intervistë për Zërin e Amerikës se marrëveshja për koalicionin qeverisës ndërmjet Partisë Demokratike dhe Lidhjes Demokratike, është punë e politikanëve të Kosovës dhe jo e ambasadës amerikane apo e bashkësisë ndërkombëtare.

Ajo tha se qeveria e re, cilado që të jetë përbërja e saj, duhet të punojë shpejt dhe me përkushtim për përmbushjen e përparësive strategjike të Kosovës, ndërsa shfaqi shpresën se java e ardhshme mund të gjejë vendin me institucione të reja.

“Dua të them se jam e kënaqur që palët e përfshira në negociatat aktuale janë të përkushtuara për përparësitë strategjike të cilat i ndajmë edhe ne, siç janë: themelimi i gjykatës së posaçme, vazhdimi i bisedimeve me Serbinë, zhvillimi ekonomik, sundimi i ligjit përfshirë luftën kundër korrupsionit, miratimin e ligjit për luftëtarët e përfshirë në luftërat e huaja”, ka thënë Jacobson.

Duke folur për dëmet që janë shkaktuar në pesë muaj pas zgjedhjeve të përgjithshme, ambasadorja amerikane ka nënvizuar se çdo vonesë është e dëmshme për Kosovën.

“Është e dëmshme për shkak të mundësisë së humbur për përparim në çështjet që janë të rëndësishme për Kosovën. Është e dëmshme për imazhin e Kosovës në komunitetin ndërkombëtarë dhe është dyfish e rëndësishme tash pas kësaj vonese të gjatë që kushdo që e formon qeverinë, apo drejton parlamentin, të jetë i gatshëm të punojë shpejt”.

>>Intervista e plotë

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat