Haradinaj: Do të rritet kapja e shtetit

Lajme

Haradinaj: Do të rritet kapja e shtetit

Nga: M.Lakna Më: 20 nëntor 2014 Në ora: 11:39

(E plotësuar) -- Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në një konferencë për medie, e ka quajtur të dëmshëm koalicionin e mbrëmshëm të arritur ndërmejt LDK-së dhe PDK-së.

“Koalicioni I mbrëmshëm, apo koalicioni i natës është i dëmshëm për Kosovën. Janë shkollat qeverisëse, shkolla qeverisëse nacionale që e ka sjellë Kosovën në gjendjen që është dhe po ashtu është një shkollë qeverisëse që e kemi përjetuar në komunën e Prishtinës”,tha ai.
Haradinaj tha se me këtë rast janë bërë bashkë të kqinjët dhe të ligjët dhe sipas tij kapja e shtetit do të rritet.

“Më të kqinjtë me më të ligjtë janë bërë bashkë, nuk është kombinim i mirë për Kosovën tash dhe për ditët që po i vinë Kosovës. Dëmi është i madh edhe për faktin sepse do të rritet kapja e shtetit, pra jo vetëm që nuk do të ndodhë çlirimi i institucioneve nga krimi, nga korrupsioni, por do të rritet në njëfarë mënyre do të ketë një përkrahje më të madhe në këtë drejti. Pra kur është i keqi me të ligun bashkë kuptohet se ka kah me shku”, theksoi ai.

Sipas tij, kapja e shtetit nuk do të ndodhë vetëm në institucione dhe sipas tij një koalicion i tillë që i ka dy të tretat në parlament, do ta vështirëson punën e shoqërisë civile dhe të medieve.

“Për këtë arsye, sot unë i drejtohem qytetarëve të Kosocës pa dallim që të mos nënshtrohen dhe të mos e pranojnë këtë si fakt të kryer me të cilin ne duhet të mësohemi të jetojmë, por ta kuptojmë se është një moment i rëndë për vendin tonë, por të cilin ne mund ta ndërrojmë”,theksoi Haradinaj.
Haradinaj beson se kapja e shtetit i ka ditët e numëruara duke ftuar e partnerët e tjerë të opozitës që të mos nënshtrohen.

Sipas tij, LDK-ja ia ka kërkuar mandatarin bllokut si pretekst për ta rritur dhe frocuar pozicionin te PDK-ja.

“Po ju them sigurt, kërkesa që t`i jepet mandatari LDK-së nuk ka qenë për bllokun, por vetëm që t`i forcohen pozicionet z. Mustafa dhe LDK-së, që t`i rritet pozicioni negociues me PDK-në”,potencoi ai.

Ai tha se nuk janë të vërteta pretendimet se nuk ka pasur përkrahje ndërkombëtare derisa theksoj se ambasadorja amerikane dje është ftuar nga Thaci e Mustafa për t`i ndërmjetësuar në arritjen e koalicionit.

“Kam qenë në Bruksel dhe Brukseli të gjithë më thonë se më duan, edhe ambasadorë dhe diplomatë dhe s`kam dëgjuar askënd që më ka thënë jo, nuk ka askush që ka vu vijë të kuqe në Berlin”, u shpreh ai.

Haradinaj ka thënë se qe 30 ditë ka filluar t`i kuptoj pretendimet e LDK-së, duke shtuar se vazhdimisht ka provuar ta ruaj shumicën dhe 63 deputetët e bllokut.

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë pas mbledhjes së kryesisë se koalicioni i ri PDK-LDK është i dëmshëm për Kosovën. Sipas tij, do të rritet kapja e shtetit.

“Koalicioni i djeshëm është i dëmshëm për Kosovën për shkak të qeverisjes në Kosovë dhe në Prishtinë. Do të rritet kapja e shtetit. Koalicioni i tillë do ta vështirësoj punën e shoqërisë civile dhe mediave. Kapja e shtetit I ka ditët e numëruara”, ka thënë Haradinaj, raporton “Bota sot”.

Haradinaj i bën thirrje opozitës që të mos nënshtrohen. Kërkesa e LDK-së për kryeministër nuk ka qenë për bllokun, por për ta rritur pozicionet e LDK-së me PDK-në.

“Kjo nuk është zgjedhje e ndërkombëtarëve ju siguroj”, ka thënë ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat