Gazetarët shqiptarë ndalohen të hyjnë në Preshevë

Lajme

Gazetarët shqiptarë ndalohen të hyjnë në Preshevë

Më: 11 nëntor 2014 Në ora: 09:44

Gazetarët shqiptarë të cilët janë akredituar për të ndjekur vizitën historike të kryeministrit Edi Rama në Serbi, janë penguar të shkojnë në Preshëve, aty ku kryeministri shqiptar do të zhvillojë një takim.

Autobusi me të cilin grupi i gazetarëve udhëtonte nga Beogradi drejt Luginës së Preshevës, është bllokuar po pengohet të shkojë në Preshevë. Gazetarët janë bllokuar rreth orës 09:00 te mëngjesit për arsye sigurie të kryeministrit Rama, sipas policisë serbe.

Policia serbe deklaroi se më parë duhej të kalojë delegacioni shqiptar. Ndërkohë, nga Beogradi gjithashtu, mëngjesin e sotëm është nisur edhe kryeministri Edi Rama me delegacionin shqiptar, ministrat Bushati e Ahmetaj qe e shoqërojnë, të cilët ndodhen pas grupit te gazetareve shqiptare.

Mediat kosovare shkruajnë se Presheva mëngjesin e sotëm është rrethuar nga policë të shumtë të cilët po sigurojnë vendin para ardhjes së kryeministrit Rama.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat