Muhaxheri i VV-së: Blloku të veprojë

Lajme

Muhaxheri i VV-së: Blloku të veprojë

Më: 1 nëntor 2014 Në ora: 14:56

Njëri nga aktivistët kryesor të Lëvizjes Vetëvendosje në Pejë, Arton Muhaxheri , përmes një postimi në Facebook, ka ftuar Bllokun LAN, veçanërisht LDK-në, të jenë unikë e të veprojnë.
Lexojeni të plotë postimin e Muhaxherit në Facebook:

"Një pjesë e informatave në lidhje me Bllokun LAN dhe VV që po qarkullojnë gjatë dy ditëve po shihen si tendencë nga mediume të afërta me pushtetin për ta paraqitur Bllokun si të paorganizuar, mirëpo nga kjo po duket se jo gjithçka është me tendencë, sepse Blloku vërtetë po duket i paorganizuar sidomos në deklarimet e tyre të pa qarta që vijnë kryesisht nga LDK.

Pasojë e kësaj brenda dy dite kemi dëgjuar aq shumë deklarata të ndryshme nga ky subjekt politik që nga kërkesa për ridizajnim të marrëveshjes deri tek mundësia e një koalicioni në mes LDK-së dhe PDK-së, sa që Isa Mustafës i nxirrnin punë për të thënë se Blloku vazhdon, blloku vazhdon...

Blloku shpejt të veprojë dhe të mos u lihet hapësirë këtyre deklarimeve sipas qefeve të individëve. Blloku të lëvizë për ta nxjerrë vendin nga kjo situatë” (sic), ka shkruar Muhaxheri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat