Haradinaj: PDK po e shpikë përçarjen e bllokut

Lajme

Haradinaj: PDK po e shpikë përçarjen e bllokut

Më: 1 nëntor 2014 Në ora: 14:26

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj thotë se është interes i PDK-së me shpikë idenë përçarjes së Bllokut. Ai tha se partnerët e Bllokut kanë kontakte të vazhdueshme. Haradinaj ka paralajmërua se gjatë javës së ardhshme, Blloku do t’i drejtohet me një kërkesë Flora Brovinës, që ta thërras vazhdimin e seancës konstituive.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Ramush Haradinaj, zërat për prishje të koalicionit LAN dhe Vetëvendosje i ka quajtur shpikje të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).

Ai ka thënë se një gjë e tillë është në interes të PDK-së, ndërsa ka theksuar se partnerët e koalicionit janë në komunikim të rregullt.

Kreu i AAK-së dhe i nominuar i LVAN për kryeministër, ka bërë të ditur se janë duke mbledhur nënshkrimet e deputetëve, ku përmes tyre, do të kërkojnë nga Flora Brovina që ta thërras vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.

“Ne jemi në komunikim të rregullt me kryetarin Mustafa edhe me kolegë të LDK-së ashtu siç jemi me Nismen me Vetëvendosjen, gjithçka është në përputhje me atë që ne bisedojmë në takime tona. Kuptohet është një interes i madh i palës kundërshtare, në këtë rast i oponentit tonë PDK-së, me shpikë ndonjë përçarje, ndonjë nxitje por më mirë kish qenë ata me u kujdes me thirr seancën nuk e kanë thirr seancën, e kanë obligim ligjor edhe po ashtu me shfrytëzua të drejtën në nominim, pra bëhet fjalë për një proces të zakonshëm të konsullatave tona”, tha ai.

Ndërsa miratimin e projektbuxhetit për vitin 2015, Haradinaj e ka quajtur si veprim që nuk do koment.

“Kjo s’do koment, me 36 vota me miratuar buxhetin e 120 deputetëve kjo s’do koment”, tha Haradinaj.

Ai gjithashtu bëri të ditur se Blloku gjatë javës së ardhshme do të mbledh nënshkrimet e deputetëve për të kërkuar nga Flora Brovina, vazhdimin e seancës konstituive.

“Kemi filluar mbledhjen e nënshkrimeve, besoj që në fillim të javës që po vjen do ta dorëzojmë edhe kërkesën”, th Haradinaj.

Haradinaj në fund tha se kish me qenë mirë, që seanca, kurdo që mbahet, me pas zgjidhje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat