Vucic në takimin ku ishte e ftuar Jahjaga: Beogradi është vendi për marrëveshjet e së ardhmes

Lajme

Vucic në takimin ku ishte e ftuar Jahjaga: Beogradi është vendi për marrëveshjet e së ardhmes

Më: 1 nëntor 2014 Në ora: 13:07

Ka filluar në Beograd takimi i Komisionit Trilateral, që shpesh njihet edhe si Qeveria në Hije e Botës. Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vucic, ka thënë se Beogradi është një vend i shkëlqyeshëm për dialog, shkëmbime të mendimeve dhe marrëveshje për të ardhmen. Siç dihet në këtë takim të Komisionit ishte e ftuar edhe Presidentja Jahjaga, por ajo ka refuzuar pjesëmarrjen.

Aleksandar Vucic ka përmendur 100 vjetorin e Luftës së Parë Botërore duke thënë se Serbia ka dalë fitues moral dhe shpirtëror nga ajo. Kryeministri serb nuk ka përmendur luftërat e fundit që quan në shkatërrimin e Jugosllavisë që shkaktuan qindra mijëra viktima.

“Për ne në Ballkanin Perëndimor dhe në Serbi një të ardhme më të mirë e kemi shumë afër, për dallim nga situata para një shekulli, jemi të gatshëm që të shkojmë në drejtim të së ardhmes” ka thënë Vucic.

“Beogradi është një vend i shkëlqyer për dialog, shkëmbime të mendimeve dhe marrëveshjeve për të ardhmen” ka thënë Vucic.

Ndërkohë Kreu i Komisionit Trilateral për Europë Jean Claude Trichet në fjalimin e tij ka përmendur ish ambasadorin Richard Holbrooke dhe doplomatin gjerman Wolfgang Ischinger, të cilët kanë kontribuar për paqen në Kosovë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat