Haradinaj bën homazhe tek Zahir Pajaziti

Lajme

Haradinaj bën homazhe tek Zahir Pajaziti

Më: 1 nëntor 2014 Në ora: 10:29

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë sot homazhe pranë shtatores së heroit Zahir Pajaziti, me rastin e ditëlindjes së tij.

I pari i AAK-së, tha se këto homazhe janë bërë për shkak të ditëlindjes së heroit të kombit, Zahir Pajazitit, themeluesit dhe komandantit legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Haradinaj, pohoi se këto homazhe janë bërë për të qenë më afër familjarëve të dëshmorëve dhe bashkëluftëtarëve.

“Në këtë ditëlindje me dëshirë që me qenë afër familjarëve, pastaj bashkëluftëtarëve por edhe gjithë tjerëve që kanë ndjenjën e kujdesit dhe të respektit për vlerën e lirisë edhe ne sot e bëjmë një kujdes simbolik , pra duke vendosur lule tek shtatorja e heroit të kombit Zahir Pajaziti “, ka thënë ai.

Ndryshe, i falënderoi të gjithë familjarët si dhe bashkëluftëtarët që ishin sot prezent për të bërë homazhe tek shtatorja e Zahir Pajazit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat