Lajmërohet nga burgu Nazim Bllaca, flet për korrupsionin në EULEX

Lajme

Lajmërohet nga burgu Nazim Bllaca, flet për korrupsionin në EULEX

Më: 1 nëntor 2014 Në ora: 10:13

Publikimi i aferës së korrupsionit në EULEX nuk e ka lënë indiferent as Nazim Bllacën, i vetë-shpallur agjent i Shërbimit Informativ të Kosovës (SHIK), i cili është lajmëruar nga burgu.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Bllaca ka thënë se është duke i përcjell me vëmendje skandalet e EULEX-it dhe se pas datës 10 nëntor do ti sqaroj raportet me këtë mision dhe me Brukselin.

Lexojeni postimin e Bllacës në Facebook:

Për aq sa më jepet mundësia këtu në burg, unë po e përcjelli me vëmendje skandalin e korrupsionit në EULEX.

Qëndrimi im karshi Prokurores Diana Willson, Maria Bahmie e Jonatan Ratel do të sqarohet pas 10 nëntorit të këtij viti, kur do të sqaroj edhe raportin në mes meje dhe Brukselit.

Me Respekt: Nazim Bllaca.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat