Mustafa heq dorë nga kryeparlamentari, synon Presidencën?

Lajme

Mustafa heq dorë nga kryeparlamentari, synon Presidencën?

Më: 1 nëntor 2014 Në ora: 08:32

Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, përfundimisht ka hequr dorë nga ambiciet për t’u ulur në “kolltukun” e kryeparlamentarit, duke u fokusuar që në bashkëpunim me partitë e Bllokut fillimisht ta formojnë Qeverinë e më pas të zgjidhet edhe president i vendit.

Një vendim të tillë Mustafa e ka marrë, pasi që, tanimë, është bindur se Kushtetuesja ia ka pamundësuar këtij koalicioni ta zgjedhë kryetarin e Kuvendit, duke e njohur PDK-në si grupin më të madh parlamentar dhe të cilës i takon edhe kryetari i Kuvendit, shkruan zeri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat