Kusari-Lila: AKR’ja duhet të kthehet me energji të reja

Lajme

Kusari-Lila: AKR’ja duhet të kthehet me energji të reja

Më: 1 nëntor 2014 Në ora: 08:06

Pavarësisht moskalimit të pragut zgjedhor dhe largimit të fundit të zëvendëskryetarit Dardan Gashi, AKR’ja duhet ta vazhdojë aktivitetin politik në vend.
Kështu ka thënë në një intervistë për “Epoka e re”, zëvendëspresidentja e AKR’së, Mimoza Kusari-Lila. Mungesën e liderit të paritsë, Behgjet Pacolli, ajo e ka arsyetuar se atij i është dashur kohë për të reflektuar për vete dhe për partinë, pas rezultatit jo të mirë të zgjedhjeve.

Kusari-Lila ka mohuar zërat se AKR’ja do të shkrihet ose do t’i bashkohet ndonjë partie tjetër.

“ Do të vazhdojmë edhe me tutje”, është shprehur ajo.

Kusari-Lilala thënë se AKR’ja ka një lider i cili di të sakrifikohet për vendin.

“ Duhet ta përmend sakrificën e z. Pacollit në vitin 2011, ku kriza institucionale në atë kohë nuk ka zgjatur më shumë se dy javë”, ka thënë Kusari-Lila.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat